INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në aeroportin e Barcelonës, turistët në ankth

Kaos në aeroportin e Barcelonës, turistët në ankth

Publikuar më: 09:19 11-08-2017

Stafi i sigurisë në aeroportin El Prat të Barcelonës ka refuzuar ofertën për shtesën e pagave, duke deklaruar vazhdimin e grevës së tyre.

Për shkak të grevës javën e kaluar u shkaktuan shtyrje masive të udhëtimeve në aeroportin e Barcelonës. Stafi i sigurisë refuzoi ofertën e Kompanisë për rritjen me 200 euro në muaj të pagës 12 mujore, duke kërkuar negocimin për 15 paga vjetore me 250 euro shtesë, shkruan CRI.

Njoftohet nisja e një greve me afat të pacaktuar më 14 gusht. Rritja e pagave është e vetmja kërkesë për arritjen e marrëveshjes mes palëve, pasi komiteti drejtues i grevës pranoi propozimin për përmirësimin e kushteve të punës, siç është përfshirja e punonjësit të pestë në çdo linjë sigurie në periudhën e fluksit të madh,në aeroportin e Barcelonës, që ka numrin më të madh të udhëtarëve në Spanjë.

Article Logic
Execution time: 0.0033040046691895