INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në autostradë, “lapsus” në portale [FOTO]

Kaos në autostradë, “lapsus” në portale [FOTO]

Publikuar më: 18:23 14-09-2016

Pak ditë më parë ka hyrë në fuqi ligji i ri që detyron pasagjerët të vendosin rripin e sigurimit kur udhëtojnë me makinë, por që të zbatosh një ligj të ri, nuk është e thënë se duhet të shkelësh një tjetër, aq më tepër kur bëhet nga organet ekzekutive. Nëpër portale të shumta, është postuar një foto, ku duket një police e cila ka ndaluar një makinë për ta kontrolluar, por në fakt vetë policja është në kundërshtim me Kodin Rrugor, pasi makina është ndalur na korsinë e shpejtësisë. Kur portalet menduan se policja ishte e pavëmendshme, vetë komentuesit, që ishin dhe “fatkeqët” që provuan trafikun, i korrigjuan duke rrëfyer të vërtetën. Pra policja nuk është e vetmja që ka bërë këtë veprim, rreth 10 policë, 4-5 automjete policie, kanë formuar një korsi të vetme, në të cilën detyronin dhjetëra automjete për të kaluar aty në mënyrë që t’i kontrollonin, ndërkohë që qytetarët duhet të vuanin në trafik.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0043940544128418