INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos në pallatin e Drejtësisë në Itali, shqiptarja tenton ti vërë flakën vetes

Kaos në pallatin e Drejtësisë në Itali, shqiptarja tenton ti vërë flakën vetes

Publikuar më: 13:10 24-01-2018

Një shqiptare në kulmin e dëshpërimit dhe në një gjendje dramatike është spërkatur me benzinë dhe ka kërcënuar ti vërë flakën vetes brenda Pallatit të Drejtësisë në La Spezia, në Liguria të Italisë raporton Panorama.

Mediat italiane bëjnë me dije se avokatë dhe punonjës kanë përjetuar momente tmerri në kohën kur iu shfaq gruaja e tëra e lyer me benzinë dhe me çakmak në dorë duke kërcënuar se do i vinte flakën vetes.

Për fat të mirë, gruaja, emri i të cilës nuk është bërë me dije, është ndaluar në kohë nga forcat e sigurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609