Fluturimet e planifikuara për në Stamboll nga Shqipëria janë shtyrë. Shkak u bënë atentatet kamikaze në aeroportin “Ataturk” të Stambollit. Të parët janë prekur pasagjerët që do të niseshin rreth orës 9.30 të mëngjesit. Nga aeroporti i Rinasit nuk është dhënë në fakt ndonjë njoftim zyrtar për anulim të fluturimeve të tjera drejt Turqisë. Po gjithësesi shumë qytetarë që kanë planifikuar të lëvizin drejt Stambollit janë çoroditur dhe nuk dinë se si do të vijojnë e proçedurat, pra kur do të nisen apo dhe a mund tu kompensohen biletat e udhëtimit.