INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaos politik në Maqedoni: Çfarë pritet të ndodhë pas vendimit të Ivanov

Kaos politik në Maqedoni: Çfarë pritet të ndodhë pas vendimit të Ivanov

Publikuar më: 09:15 02-03-2017

Vendimi i presidentit, Gjorge Ivanov, për të mos i dhënë mandatin Zoran Zaevit për partitë shqiptare në Maqedoni është absurd. Bashkimi Demokratik për Integrim, ka thënë se vendimi i tij vetëm sa e thellon edhe më shumë krizën. Zaev i ka bërë thirrje Ivanovit që të tërheqë sa më shpejt vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve.

“Ai (Ivanov) po krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit. Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheqë këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin”.

Ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në reagimin e saj thotë se Ivanov ka dëshmuar se është më shumë “aktivistit mediokër i pushtetit, sesa një Presidenti vendit.

“Deklarata e partive shqiptare nuk cenon shtetin e as identitetin dhe të kaluarën e historike të asnjë etniteti të caktuar.  Deklarata e partive shqiptare në radhë të parë parasheh parandalimin e zgjidhjes së një Presidenti, Kryeministri dhe Qeverie jo kompetente dhe kriminale siç kishim deri më tani. Nuk do të lejojmë shpërdorimin e Ligjeve, Buxhetit dhe jetëve të personave të pafajshëm” thuhet në njoftimin e Aleancës.

“BDI i dënon i dënon tentativat që Platforma e partive shqiptare të kualifikohet si platformë nga një shtet i huaj. Kjo dhe kriza e vazhdueshme politike do i shkaktojë vendit pasoja katastrofale”, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, sipas të cilit ky vendim i presidentet do të jetë me pasoja katastrofale. Ndërsa partia tjetër BESA ka thënë se Ivanov është shkelësi më i madh i Kushtetutës, qoftë kur ia dha mandatin padrejtësisht kryetarit të VMRO-DPMNE-së ose kur nuk ia dha kryetarit të LSDM-së” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA.

Kjo parti i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që ta kenë parasysh se vendimi i sotëm është rrezik potencial për komunitetin shqiptar në Maqedoni.

“Po ashtu u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për gjakftohtësi dhe maturi, si dhe për kujdes të veçantë, ndërsa Lëvizja BESA do të jetë këtu gardian i interesave shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast kjo që ndodhë sot është edhe një argument më shumë se shpëtimi i vetëm këtij vendi është ridefinimi i tij konform realitetit multientik të vendit” thuhet në reagimin e lëvizjes BESA.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041770935058594