INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kaosi i operacioneve plastike. Mjeku Bledi Nini ngre një shqetësim dhe më të madh [VIDEO]

Publikuar më: 16:09 22-03-2017

Disa artikuj në media huaja e cilësojnë Shqipërinë si xhungël të ndërhyrjeve plastike. Mjekët shqiptarë pohojnë që ka një kaos në këtë drejtim edhe pse thonë qartë se fjala xhungël është e ekzagjeruar dhe se shkrimin e shohin edhe si antireklamë për shkak të konkurencës. Sipas mjekut kirurg të ORL-së, Bledi Nini shtetas europianë vijnë e bëjnë ndërhyrjet plastike për të paguar më pak në vendin tonë dhe paratë ikin nga shtete e tyre e kjo mund të jetë dhe një shkak që shkruhet kështu për Shqipërinë.
Po pavarësisht këtyre komenteve sipas Bledi Ninit problemet në këtë sektor janë edhe më të mëdha se sa përshkuajnë mediat e huaja. Ai thotë se problem i madh janë mjekët e huaj “shtegëtarë”, që vijnë  një fundjavë në Shqipëri dhe ikin pa lënë gjurmë duke lënë të “gjymtuar” pacientët. Mjeku thotë se ka patur raste konkrete të pacientëve që i kanë kërkuar ndihmë për të korriguar pasojat e ndërhyrjes së parë.
Po si mund të zgjedhim një mjek cilësor?
Ndiqni kronikën e IN News për të mësuar më shumë…

Article Logic
Execution time: 0.0037271976470947