Policia e Shtetit vijon aksionin për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike, ku mbrëmjen e sotme ka sekuestruar një sasi prej 1.2 ton Cannabis Sativa në zonën e Krujës.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi ekzistencën e një sasie të madhe droge, policia ndërmori këtë operacion në fshatin Derven të Krujës. Forcat blu mësohet se kanë bërë shoqërimin e gjashtë personave që mund të jenë përgjegjës për këtë dhe nga ana tjetër vijon kontrolli në zona të tjera të Dervenit. Kanabisi i gjetur në një kapanon, ku ishte në proce tharjeje, tregtohej në zona të ndryshme të Tiranës dhe shitej me 400 euro për kg.