15 kilogramë kokainë, një armë, 60 mijë euro dhe 10 mijë paund në çanta vakumi, është Policia sekuestruar nga policia Italiane.
Sipas mediave italiane të gjitha këto u sekuestruan nga policia e Firences gjatë një aksioni në një garazh në Via Felice Fontana.
Sasia e lëndës narkotike i përkiste një shtetasi shqiptar, 48 vjeçar, banor i Firences që nga viti 1997.
Shqipari ishte me leje qendrimi në Itali, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga polica, ditën e djeshme rreth orës 06:00.
Gjithashtu shqiptarit i është sekuestruar dhe makina tip Volksëagen Passat, të cilën dyshohet se e përdorte për të transportuar drogën.