Një operacion antidrogë i kryer në bashkëpunim të Policisë Shqiptare me karabinierët italianë ka çuar në arrestimin e dy emrave të shumëkërkuar nga Interpoli.
Dy shqiptarët Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja të konsideruar si të fortët e Shijakut janë arrestuar në Durrës dhe Lezhë.
Grupi Keçi konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ata ishin në kërkim nga Italia, ku janë dënuar për trafik të lëndëve narkotike, që prej vitit 2006.
Ata u zunë në befasi në banesa të mbrojtura, që i përdornin për të fshehur praninë e tyre në Shqipëri.
Në vitin 2006 ata ishin strehuar në provincë të Triestes për t’iu shmangur kapjes pas një sër hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra ndaj tyre nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.