Pas një operacioni antidroge “Body” të oficerëve të Sektorit të Narkotikes në policinë e Tiranës bashkë me skuadrën ‘Shqiponjat” është bërë e mundur kapja në flagrancë e 2 shtëtasvë që po transportonin lëndë narkotike të forta.
Kapja është bërë në rrugën nacionale Durrës-Tiranë, konkretisht, Kashar pas disa informacioneve qe zotërontë Sektori për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në kuadër të operacionit “Body”, u arrestuan Anest Koromani,35 vjeç dhe Romeo Beqa, 34 vjeç, lindur në Tepelenë. Ky i fundit ka tentuar të largohet por është kapur disa metra larg automjetit tip Benz me targa AA221IS që drejtohej nga Anest Koromani.
Pas kontrollit të automjetit, është gjetur një sasi prej 561 gr heroinë e fshehur në 5 kuti metalike bojërash për lyerje automjetesh me mbishkrimin”Liquid Body”, e cila u zbulua nga qeni për zbulimin e lëndëve narkotike. Ndërkohe pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e shtetasit Beqa, është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 508 gr heroine.Sasia e heroinës se sekuestruar do të kapte vlerën prej 70 000 Euro nëse do të shitej me doza.
Krahas 1 kg e 69 gr heroinë, janë sekuestruar edhe 4 telefona celurarë, automjeti tip Benz me targa AA221IS dhe 5 kutitë e bojërave metalike ku ishte e fshehur lënda narkotike.