Policia italiane ka sekuestruar 2 kilogramë marijuanë, 3.4 kokainë dhe 10.5 kilogramë kanabis sativa. Përveç këtyre janë edhe 104 mijë euro të ndara në disa pako, një revolver “Colt Cobra” e kalibrit 38 milimetra që rezultonte e vjedhur, si dhe disa fishekë.
Kjo është ajo që ka sekuestruar gjatë një aksioni të ditur se sotme në Forli gjatë një operacioni që ka çuar në pranga dy vëllezër shqiptarë të moshave 22 dhe 36 vjeç, banues në Rimini.
Dy vëllezërit shqiptarë janë vënë në pranga pasi dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike të mëdha në zonën e Riminit dhe Forlit.
Prej disa ditësh policia ishte në gjurmët e 2 shqiptarëve, të cilët kishin marrë informacione në lidhje me trafikun e drogave.