Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në Tiranë. Aksioni është bërë në zonën e ish-fushës së aviacionit.
Gjatë këtij aksioni të zhvilluar nga efektivët e Komisariatit numër 2, janë sekuestruar 468.2 kanabis sativa.
Të arrestuarit Arif Plasa, 55 vjeç, banues në Tiranë dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli i kryer në banesën e Besnik Berishës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 468.2 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike”.