Arbenita Ismajli ka marrë famë të madhe që prej lidhjes me reperin Fero. Ai madje i ka dedikuar këngën e tij më të re “Ride or die”, ku në qendër të klipit është Arbenita duke pozuar në disa skena. Reperi në këngë e quan modelen meksikane dhe kjo mesa duket aspak rastësisht.
Modelja ka postuar një foto në InstaStory ku shfaqet e vogël dhe ka shkruar “Meksikane lind, s’bohesh” dhe ka plotësisht të drejtë pasi nga tiparet duket sikur nuk është shqiptare. Përpos kësaj, vërehej qartë që është ajo nuk ka ndryshuar shumë.
Vlen të rikujtojmë se ky projekt muzikor është komentuar mjaft deri në detajet më të vogla, madje është kapur edhe një gafë tek klipi. Arbenita duket se nuk e ka vendosur mirë kremin nxirës pasi pëllëmba e saj e dorës shfaqet në ngjyrë të çelët, ndryshe nga pjesa tjetër e trupit.