Policia e Tiranës arrestoi katër shtetas shqiptarë që dyshohet se po përgatisnin një vrasje.
Personat e dyshuar janë: Edmond Marku, 32 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lezhë për Vjedhje.
Blindim Isa, 25 vjeç, banues në Kukës, i dënuar më parë për Vrasje me dashje.
Artur Shehu, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike"
Klodjan Koca, 34 vjeç, banues në Fush-Kuqe.
Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë kapur në flagrancë duke përgatitur një silenciator, për ta montuar në pistoletën tip "Zastav", të cilën e mbanin pa leje. Këtë armë po e përgatisnin për të kryer vrasjen e një shtetasi, për motive gjakmarrje (nuk jepen të dhëna mbi personin e shenjestruar për arsye hetimi dhe sigurie).
Arma e sipër cituar është gjetur në banesën e shtetasit Edmond Marku, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.