G Eazy ka vetëm pak ditë që është ndarë me Halsey por nuk le asnjë moment që t’i shpëtojë dhe mesa duket e ka kaluar shumë shpejt.
Ai këtë fundjavë është parë duke dalë nga një club në orën 02:30 të mëngjesit të kapur për dore me këngëtaren Demi Lovato. Mësohet se çifti kishte shkuar në këtë club rreth orës 1 dhe kanë qëndruar së bashku aty një orë e gjysëm.
Demi kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë xhins, shoqëruar me taka, ndërsa G Easy ishte veshur me të zeza i gjithë, ku atletet thyenin kontrastin e veshjes.
Ata të dy nuk kanë reaguar ende për këto thashetheme që po qarkullojnë. Ndërkohë që G Eazy argëtohet, Hailesey po e përjeton shumë keq ndarjen.