Një operacion antidrogë i koduar “Lënginas” ka sekuestruar 31 kilogramë kanabis sativa, duke vënë në pranga babë e bir.
Gjatë operacionit u arrestuan B.G., 51 vjeç dhe djali i tij A.G., 27 vjeç, banues në Patos.
Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 kg lëndë narkotike.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis.
Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.