Një çift shqiptar u arrestua në Bari me 5 kg heroinë të pastër. Sipas “Guarda di Finanza”-s, droga u gjet në një automjet që erdhi me traget nga Shqipëria. Hetuesit kanë vënë re një anomali në gomat e automjetit. Pas një kontrolli më të hollësishëm karabinierët zbuluan se ato ishin modifikuar e se brenda zgavrës ishte fshehur sasia e drogës. Heroina ishte fshehur në brendësi të gomave të makinës, ku udhëtonin një burrë dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk dihet. Çifti i cili dyshohet se luante rolin e korrierëve u arrestua në flagrancë. Në tregun italian, sasia e heroinës do të sillte përfitime të majme, ndërsa policia italiane po heton për persona të tjerë të përfshirë në trafik.