Janë lënë në burg 6 të arrestuarit për trafik droge nga Gjykata e Shkodrës.
Gjykata vendosi masën "arrest me burg" për shtetasit: Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Burçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nikaj.
Të arrestuarit u kapën në Tamarë të Malësisë së Madhe duke trafikuar 80 kg drogë drejt Malit të Zi nga kufiri i gjelbër.
Nga hetimet, këta persona dyshohen si një grup që mundësonin transportin e drogës.