Dy shqiptarë janë arrestuar në Londër, pasi janë kapur me 81 kilogram kokainë.
Të arrestuarit janë Haxhi Shehu, 34 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç, të cilët kanë pranuar fajin për posedimin e drogës dhe synimit për ta shpërndarë atë në treg. Sipas policisë së Londrës kokaina u gjet në bagazhin e makinës së tyre. Ata ishin furnizues të drogës së klasit A, e cila konsiderohet si drogë me cilësi të pastër.
Detektivët e Londrës kanë treguar se kokaina mbante vlerën e 8 milionë paund dhe ishte gati për t'u shpërndarë në tregun londinez.
Haxhi Shehu
Fitim Prenci