Më shumë se një ton kokainë të shpërndarë në një ngarkesë me banane me destinacion portin e Anversës në Belgjikë u kap në Kartagjenë, në brigjet karaibiane të Kolumbisë, njoftuan sot burimet policore.
Brigada kundër drogave zbuloi të mërkurën në një nga terminalet e portit të Kartagjenës, 1,137 kilogram kokainë që do të ngarkohej për në Anvers”, theksoi policia në një komunikatë.
Verifikimet me skaner dhe qenër antidorgë mundësuan zbulimin e 1,137 blloqe hidrokolride kokaine të ndarë në 71 arka bananesh që do të largoheshin nga porti kolumbian pakë orë më vonë nga zbulimi.