Mesa duket grupet kriminale shqiptare të konsideruar nga mediat italiane si skifterë në vjedhje e shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Spanjë.
Policia katalanase ka vënë në pranga një grup kriminal të cilët kishin kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshi dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.
Tetë prej tyre janë shqiptarë, shkruan gazeta spanjolle ‘El Pais’, dhe ishin pjesë e një grupi që rekrutonin patriotët e tyre duke i strehuar dhe në këmbim u kërkonin të vidhnin shtëpi.
Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur.
E përditshmja spanjolle shkruan se në janar të këtij viti ata vodhën shtëpinë e futbollistit të Barcelonës Luis Suarez, duke hyrë në vilën e tij pa e ditur në fakt se ajo ishte shtëpia e futbollistit, duke vjedhur një sasi bizhuterish.