INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kapet 1 kg kokainë në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 26-01-2017

1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë është sekuestruar në Tiranë në kuadër të operacionit “January”. Nga aksioni I uniformave blu të kryeqytetit janë arrestuar në flagrancë dy persona, ndërsa një tjetër ëhstë shpallur në kërkim.
Operacioni u ndërmor mbrëmjen e 25 janarit dhe të arrestuar janë Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”. Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi: A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
 “Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës. Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.

Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e shtetasit Gjergji Gjinaj, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.
Në cilësinë e provës materialejanë sekuestruar:
•    990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
•    0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
•    1 pushkë sportive.
•    12 aparate celularë të markave të ndryshme.
•    2 automje të markave të ndryshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0044488906860352