INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kapet 1 milion euro drogë në Itali, arrestohen tre shqiptarë [VIDEO]

Publikuar më: 17:20 24-10-2017

Policia italiane ka sekuestruar rreth 110 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre 3 shqiptarë gjatë operacionit të koduar “Cargo” të konkluduar pas muajsh hetime në Ferrara. Super ngarkesa e drogës ishte vendosur në një kapanon të braktisur në rrugën “Marconi” por gjithçka po vëzhgohej nga forcat e skuadrës së lëvizshme të policisë. Pikërisht ky kapanon në Ferrara, ishte baza ku ishte vendosur ngarkesa prej më shumë se 100 kg marijuanë me një vlerë në treg mbi një milion euro. Dërgesa vinte nga Spanja dhe si destinacion kishte tregun e Italisë së veriut. Mediat italiane kanë treguar detajet e këtij super aksioni që çoi në pranga 5 persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.  

policia_aaa.jpg

Por skuadra e lëvizshme e Policisë së Shtetit, e koordinuar nga drejtuesi Andrea Crucianelli, që prej javësh po punonin për operacionin e koduar “Cargo”: nga fillimi i tetorit e dinin se do të mbërrinte një ngarkesë e madhe në qytet, e dinin se ku por nuk e dinin se kur, vetëm prisnin. Kështu për 20 ditë të gjata policët shtrihen barkas duke monitoruar çdo ditë dhe çdo orë një kapanon të braktisur, edhe me ndihmën e një kamere survejimi. Derisa, natën mes së dielës dhe së hënës, mbërrin kamioni që prisnin. Një mjet i tonazhit të rëndë që transportonte arka me fruta, mandarina, portokalle dhe shegë, si dhe 8 pako të mbyllura me nxehtësi që përmbanin më shumë se 110 kilogram marijuanë. Në timon ishte një shofer spanjoll – Joaqiun Martinez, 37 vjeç. Pranë tij një shtetas maroken, Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç. Në brendësi të magazinës prisnin tre burra me kombësi shqiptare: Vital Meço, 43 vjeç, banues në Cento; Tonin Bibaj, 33 vjeç dhe Alfred Gjoka, 36 vjeç, (në shtëpinë e tij u gjetën gjithashtu 70 gram hashash), rezidentë në zonën e Savonës (Alassio dhe Andora). Të tre shqiptarë ishin filmuar nga kamerat e survejimit në vendin e ngjarjes dy ditë më herët . Për të mbuluar ngarkesën ‘reale’ ishte vendosur një mur me arka frutash, një prej tyre bie në tokë duke përhapur mandarina dhe shegë kudo. Një detaj jo pa rëndësi që do të shërbente për të konfirmuar se kamioni ishte pikërisht ai i filmuar nga kamera e survejimit.

personat_e_arretsuar.jpg

Por njerëzit e policisë nuk ndërhyjnë menjëherë. Ata qëndruan në pritje derisa mjeti  u rinis për rrugë dhe më pas e ndaluan në orën 6:45 në daljen e Ferrara Nord, ndërsa drejtohej me shumë mundësi në Campania, ku do dorëzonte frutat.  Ata bënë një inspektim të shpejtë, nuk gjetën kushedi çfarë, përveç se një tufë kartëmonedhash të fshehura në xhaketën e Martinz: 13.500 euro, pagesa për dërgimin e drogës nga Spanja në Ferrara. Në rrugën Marconi policët presin akoma. Tre shqiptarët qëndronin brenda kapanonit dhe hetuesit presin që të vinte dikush. Pas rreth një orë nuk shihen lëvizje dhe për të evituar që tre burrat të dalin dhe të arrijnë t’ia mbathin duke përfituar nga rrugët e shumta të daljes, rreth orës 7:30 ndërhyjnë. Një ndërhyrje rrufe që nuk i lë të tre trafikantët – që ishin duke folur dhe duke ngrënë shegë – kohë për të reaguar, dorëzohen menjëherë. Me ta janë tetë thasë plot marijuanë, që përllogaritet se me 10 euro për gram, do të sillte më shumë se një milion euro fitim. Akuzat për ta janë për trafik ndërkombëtar të drogës, për Meçon edhe posedim droge me qëllim shpërndarjen: në shtëpinë e tij ai mbante 280 gramë kokainë dhe kishte gjithçka që duhej për ta shpërndarë. Të gjithë përveç Gjokës që ka precedentë të mëparshëm janë të padënuar. Të pesë të arrestuarit janë dërguar ndërguar në burg derisa të marrin vlerësimin e masës. Të enjtes dhe të premtes do të zhvillohet një seancë dëgjimore për vlerësimin e masës.

Article Logic
Execution time: 0.0041499137878418