INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet 1 ton drogë

Kapet 1 ton drogë

Publikuar më: 09:02 09-02-2017

Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një gomone u kap falë bashkëpunimit mes dy Policive, Shqiptare dhe asaj Italiane. Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me sinjalizimin e Policisë së Shtetit shqiptar.

Sipas Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza ata kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike. Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Article Logic
Execution time: 0.0035982131958008