Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të lëndës narkotike, e cila importohej nga Shqipëria. Pas një aksioni në zonën e Atikës, aksion i cili vijon ende, policia ka sekuestruar mbi 1 ton Cannabis Sativa.
Një sasi prej më shumë se 1 ton kanabis sativa është sekuestruar nga policia greke, në një aksion anti-drogë në zonën e Atikës, që është ende në vazhdim. Burimet policore lokale bëjnë të ditur se në pranga janë vënë disa anëtarë të organizatës, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë.
Burimet thonë se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe do të dërgohej në Europën perëndimore me kamionë. Sasia e kanabisit është sekuestruar në disa magazina të marra me qira nga anëtarët e organizatës.