Në Kakavijë janë gjetur rreth 39 kg kanabis nga policia kufitare edhe pse poseduesit nuk janë identifikuar ende.
Policia Kufitare thotë se në rrugën drejt liqenit të këtij fshati kanë konstatuar 3 persona, dy prej të cilëve transportonin dy çanta shpine ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.
Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.
Por të tre shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.
Në brendësi të çantave kishte lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 39 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia Kufitare në badhkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.