Një autobus që po shkonte nga Durrësi drejt Italisë, ka patur në bagazh dhe 20 kilogram drogë të llojit kanabis sativa. Policia kufitare e portit të Durrësit ka mundur ta konstatojë në kohë sasinë e drogës dhe e ka sekuestruar.
Një prej drejtuesve të autobusit është arrestuar. N. Alushi 57 vjeç ishte ngaVlora, ndërsa në kërkim është shpallur një tjetër person 32 vjeç, O.A.
Sipas policisë droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të portit të Durrësit, në autobuzin tip Iveko, me drejtues Alushin.