Uniformat blu kanë vënë në pranga një 56 vjeçar nga Lushnja, me akuzën e vjedhjes në tentativë. Ngjarja është regjistruar këtë të hënë në lagjen Çlirimi në Skrapar. Sipas të dhënave të policisë, 56 vjeçari Agron isufi përfundoi në pranga pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një banesë.
Njoftimi i Policisë:
"Policia arrestoi Agron Isufin, banues në lagjen “Çlirimi”, Skrapar.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur banesen e shtetasit L.M, 55 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, Lushnje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentative”.