Një gomone pesë metra e gjatë e ngarkuar me 300 kilogram mariuanë është kapur pas bashkëpunimit të Policisë Kufitare me Guardia di Finanzan italiane.
Gomonia u diktua nga helikopteri teksa ndodhej në grykëderdhjen e lumit Vjosë e ngarkuar me 300 kg drogë dhe dy persona në bord. Gomonia u nis nga brigjet shqiptare drejt Italisë me shpejtësi rreth 20 milje në orë por u kap pas bashkëpunimit me policinë italiane.
Në pranga kanë rënë dy drejtuesit e gomones, shtetasit me iniciale B.K, 46 vjeç dhe T.V 36 vjeç të dy nga Kavaja.
Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa). Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t.