Një gomone me drogë është kapur nga Guardia Di Finanza, pas një patrullimi nga ajri.
Në mjetin lundrues të gjatë 7 metra ishin ngarkuar 535kg marjuna që dyshohet se origjinën e kishte nga Shqipëria.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet D.G.46-vjeç i dhe V.S 38-vjeç të dy nga Vlora. Ata do të hetohen për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Nëse sasia e drogës arrinte të hidhej në treg, fitimi do të ishte 5 milion euro.
Operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme, ku gjatë patrullimit nga ajri është pikasur gomonia që po iu drejtohej brigjeve italiane. Autoritetet kanë vënë re një ngarkesë të dyshimtë në bord dhe kanë sinjalizuar forcat e Guardia Di Finanza të Barit, të cilët janë vënë në ndjekje. Skafistët shqiptarë kanë shtuar shpejtësinë në momentin që kanë kuptuar që po ndiqeshin, por e kanë pasur të pamundur të shpëtojnë.