Pas operacionit të koduar “Greps” janë arrestuar nga policia 6 shtetas të kapur në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike me qellim për ta shitur. Personat e arrestuar bëhet me dije nga policia se janë me preçedentë penalë në fushën e narkotikës dhe armëmbajtjes pa leje.
Arrestimi është kryer në fshatin Greps, në Nikël të Fushë-Krujës,pas një kontrolli të kryer në banesën e shtetasit Gëzim Tema, ku ndodheshin edhe shtetasit e tjerë të arrestuar.
Nga policia u sekuestruan në cilësinë e provave materiale : rreth 20 kg lëndë narkotikë e llojit Cannabis Sativa, 2 automjete të tipit “BMW” me targa”AA303KZ” dhe “Audi” me targa”AA949LE”. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 12 aparatë telefoni celularë të cilët mendohet se janë përdorur nga të arrestuarit për të ushtruar veprimtarinë e tyre.