Pak javë më parë të ftuarat speciale të emisionit të Ermal Mamaqit ishin katër këngëtaret e famshme shqiptare: Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima.
"Divas show" quhej koncerti që këngëtaret mbajtën në Pallatin e Kongreseve dhe teksa flisnin për projektin e tyre, Mamaqi u bëri edhe një lojë duke u bërë pyetje të ndryshme.
Ermali: “Kush nga juve? Ju lutem goca, mos ma shkatërroni lojën!"
Eneda: "Jo jo, do mundohemi të jemi sa më serioze!"
Ndërkohë dëgjohet edhe Rovena, e cila shprehet kështu me zë të ulët: Po, po do e shkaterrojmë, sa injorant!
Pa e patur mendjen, Ermali vazhdon me pyetjen. Por ju mund ta dëgjoni në videon më poshtë, ky detaj është kapur nga emisioni "Fun Day" me moderatore Fatma Methasani në INTv. Epo, këtë moment as vetë Mamaqi mbase nuk e ka dëgjuar./intv.al/