INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet mbi 1 kg heroinë në Tiranë, ja si ra “Peshku” në rrjetë

Kapet mbi 1 kg heroinë në Tiranë, ja si ra “Peshku” në rrjetë

Publikuar më: 10:03 27-02-2019

Policia ka sekuestruar një sasi prej 1 kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Operacioni i koduar “Rrjeta” u finalizua pasditen e djeshme, ndërsa të arrestuarit janë, E. S. që njihet edhe me pseudonimin “PESHKU” dhe F. Z.

Sipas policisë ata shisnin heroinë në formë dozash në gjithë zonën e Tiranës, me klientelë fikse.

Operacioni është ndjekur me metoda speciale hetimi prej nëntorit të vitit 2018. Dy të arrestuarit janë me precedent, pasi E. S. 45 vjeç nga Tirana ka qenë i dënuar më parë për shitje droge.

Ndërsa F. Z. 25 vjeç ka qenë i dënuar për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’. Heroina si dhe një peshore elektronike është gjetur në banesën e personit me inicialet E.S. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë.

Njoftimi i Policisë

Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit prej Nëntorit të vitit 2018
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të operacionit të koduar “Rrjeta” në ngarkim të një grupi kriminal të tregëtimit të lëndëve narkotike në Tiranë, kapën dhe arrestuan shtetasit:
1. S., 45 vjeç, lindur në Tiranë, me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
2. Z., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të urdhërave të ndalimit, Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e shtetasit E.S., një kilogramë e 33 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, si dhe një peshore elektronike.

Nga hetimet rezultoi se veprimtaria e tyre kriminale kryhej në fushën e shitjes së lëndës narkotike “Heroinë”, veprimtari të cilën e kryenin pranë disa shkollave të mesme.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve E. S., dhe F. Z.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326