Policia kufitare e Shkodrës ka sekuestruar 1 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, si dhe në pranga ra një person. Personi i cili ka përfunduar në pranga është Fabio Dervishaliaj 22 vjeç, banues në Orikum Vlore dhe akuzohet për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Droga iu gjet të riut në mjetin tip ‘BMW’.
NJOFTIMI I POLICISË
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë e dyshuar si narkotike “Cannabis Sativa”
Arrestohet në flagrancë një shtetatas
Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nga shërbimet e Policisë Kufitare në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative me datë 16.09.2017 u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi:
F. D., 22 vjeç, banues në Orikum Vlore.
Arrestimi i tij u bë pasi në mjetin tip BMW, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale do ti kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.