Këtë mëngjes një gomone e ngarkuar me kanabis është kapur nga Guardia di Finanza pranë portit të Barit. Në të ndodhej një sasi prej 1.5 ton drogë. Mjeti lundrues 10 m i gjatë dhe me dy motorë të fuqishëm u pikas nga policia italiane teksa po i afrohej brigjeve. Lënda narkotike ishte paketuar në 64 thasë të madhësive të ndryshme me peshë totale 1 ton e 500 kg. Në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarë, të dy të moshës 26-vjeçare. Vlera e drogës në treg arrin deri në 15 milionë euro.