Një 25-vjeçari, policia e Fierit i ka vënë prangat pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një furgon mallrash, me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.
Zyrtarë të policisë Fierit bëjnë të ditur se në pranga ka rënë shtetasi Eltion Lama, lindur dhe banues në Tepelenë, pasi në furgonin që ai drejtonte u gjetën 402 kg kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283/1, 283/a e 22 të Kodit Penal.