Një gomone me 734 kg lëndë narkotike është sekuestruar nga policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë Italiane. Në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit thuhet se ndalimi i gomonës është bërë në Torre Chianca – Lecce, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë.
Njoftimi i policisë:
“Policia e Shtetit njofton se, në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme njësitë aerodetare të Guardia di Finanza pas sinjalizimeve të dhëna nga Policia e Shtetit kanë arritur të ndalojnë një gomone rreth 6 m, me dy shqiptarë me inicialet A.P. 43 vjeç dhe G.S. 39 vjeç në bord, të cilët transportonin rreth 734 kg Kanabis.
Gomonia kishte dy motorë prej 250 Kuaj-fuqi dhe një tjetër motor rezervë në bord.
Të ndihmuar nga njësia ajrore e Frontex me avion dhe helikopter të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i gomones.
Personat në bord janë arrestuar nga autoritetet policore italiane”.