INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet një tjetër skaf me drogë, 3 të arrestuar

Kapet një tjetër skaf me drogë, 3 të arrestuar

Publikuar më: 20:46 27-01-2017

Një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me skaf në drejtim të Italisë është zbuluar nga policia shqiptare gjatë një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim edhe me Guardia di Finanza.

Si rezultat i këtij operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t'i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det. Tre të arrestuarit gjatë operacionit janë shtetasit:  F.O. 48 vjeç nga Brindisi; D. L. 59 vjeç nga Brindisi dhe A.Q, 32 vjeç nga Vlora.

Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771