Ernesto Fazzalari, një nga personat më të kërkuar të mafias në Itali është arrestuar nga forcat e policisë pas një arratie gati 20 vjeçare. 46 vjeçari i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasje u arrestua në rajonin jugor të Kalabrisë.
Gjatë arrestimit Ernesto Fazzalari ka qenë në gjumë. Sipas policisë Fazzalari konsiderohet si personi kyç për drejtimin e Ndrangheta-s, një prej klaneve mafioze me më shumë influencë në Itali.
Kryeministri Renzi përshëndeti arrestimin e 46-vjeçarit duke shkruar në twitter: “Faleminderit forcave të rendit dhe gjykatësve. Rroftë Italia!”.
Mendohet se grupi qëndron pas pjesës më të madhe të tregtisë së kokainës në Europë.