INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet pedofili shqiptar në Athinë, dyshohet se ka ngacmuar mbi 7 të mitura

Kapet pedofili shqiptar në Athinë, dyshohet se ka ngacmuar mbi 7 të mitura

Publikuar më: 10:33 08-06-2016

Personi në foto është pedofili i dyshuar shqiptar. Ai është rreth 46 vjeç dhe është arrestuar në Athinës, pas ngacmimeve të shumë të miturave. Familjarë të vajzave kanë bërë denoncimet në polici, ndërsa gjykata e mbajti në burg për hetime të mëtejshme. Emri i tij nuk është publikuar ende nga medat greke. Shqiptari një ditë më parë doli para Gjykatës për masë sigurie, ndaj të cilit u vendos arrest me burg. Sipas policisë greke, kanë qenë të paktën 7 raste që 46-vjeçari ka ngacmuara vajza të mitura.
Një nga prindërit që bëri denoncimin tha: "Ime bijë ishte  duke luajtur me qenin jashtë dyqanit. Ai e pyeti se çfarë race ishte qeni, por për fat të mirë e kam mësuar vajzën që të ketë kujdes".
Sipas prindit më pas erdhi policia dhe filluan ta merrnin në pyetje. “Fillimisht mendova mos ishte adhurues i qenve, por më pas kuptova për çfarë bëhej fjalë”, thotë për gazetën ‘Protothema’ babai i njërës prej të miturave.
Ndërkohë, vajzat e tjera nën prezencën e psikologut kanë dhënë dëshminë në Gjykatë për sjelljet dhe ngacmimet që u kishte bërë i dyshuari 46-vjeçar nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996