INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapët shansin të dilni në takim me dikë që ju pëlqen? Ja si ta bëni të dashurohen me ju

Kapët shansin të dilni në takim me dikë që ju pëlqen? Ja si ta bëni të dashurohen me ju

Publikuar më: 15:26 02-08-2018

Ndonjëherë duhet shumë punë, ndonjëherë mundësia ju jepet menjëherë. Keni siguruar takimin dhe me këtë keni bërë një pjesë të madhe të punës, por për t’i fituar zemrën, këtu fillon pjesa më e vështirë.

A mund t’a bëni dikë të bjerë në dashuri me ju? Kjo është një nga pyetjet më të rëndësishme kur bëhet fjalë për marrëdhëniet romantike.

Një numër i madh studimesh që janë kryer provojnë se ju vërtetë mund ta bëni dikë të bjerë në dashuri me ju, shkruan InTv. Dashuria, njësoj si ndjenjat e tjera, vetëm një emocion psikologjik si frika, gëzimi, mëshira dhe emocione të tjera që mund të rregullohen nëse monitorohen mirë.

Pra, si ta përdorim psikologjinë dhe truket psikologjike për bërë të tjerët të bien në dashuri me ne?

Mos merrni akullore në takimin e parë

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje interesante mes temperaturës trupore të një personi dhe gjendjes së tij psikologjike. Ka rezultuar se kur jemi fizikisht të ngrohtë, ne kemi më shumë gjasa të tregohemi më të sjellshëm dhe miqësor me njerëzit e tjerë.

Përparësitë e kontaktit të gjatë me sy

Kontakti i gjatë me sy mund të jetë jo vetëm pasojë e të qenit në dashuri, por mund të jetë arsyeja.
Kur shikoni dikë për një kohë të gjatë dhe e bëni shpesh, ju i ‘mashtroni’ ata me ‘vështrimin e dashurisë’ dhe automatikisht ata fillojnë të mendojnë romantikisht për ty.

Qëndroni pranë tyre por bëjini që të ndjejnë edhe mungesën tuaj

Është e rëndësishme që të kaloni më shumë kohë së bashku kur ndjenja është reciproke, transmeton lexo.al. Për të njohur njëri-tjetrin më mirë, për të thyer akullin dhe për të ndërtuar një lidhje, duhet të kaloni ca kohë së bashku. Por pas disa takimeve, psikologët rekomandojnë që të merrni një pushim (edhe nëse nuk dëshironi) të bëni që mungesa e pranisë tuaj të ndjehet nga personi tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652