Tre shqiptarë u arrestuar kur policia italiane bllokoi nje jaht te mbushur me rreth 4 tone droge. Policia e Shtetit njofton se eshte finalizuar nje tjetër operacion ndërkombëtar antitrafik droge mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së dhe Policisë italiane nga i cili u sekuestruan nga GdF 3 ton e 992 kilogramë Marijuanë.
Një sasi prej 3 ton e 992 kilogramë marijuana është sekuestruar në një jaht në orët e para të mengjesit.
Sipas policisë jahti ishte me flamur të SHBA.(Delaware)
Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.
Në ekuipazhin e jahtit u arrestuan tre shtetas shqiptarë F.M, E.V, dhe E.M.
Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale italiane në zonën e Viestes.
Policia e Shtetit bën me dije se hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare, ndërsa nuk jep infiormacione të mëtejshme për shkak të sekretit hetimor.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë malazeze për zbardhjen e këtij