Kapet tek shkolla At Zef Pëllumbi një qytetar, që fotografon votën. Ngjarja ka ndodhur në qëndrën e votimit 18456 në Tiranë.
Vëzhguesit kanë arritur ta ndalojnë dhe kanë njoftuar policinë për të shkuar dhe ta arrestojë atë, pasi dihet që fotografimi i votës është shkelje e rëndë ligjore.
Kamera e In TV ka arritur të filmojë momentin kur policia ka prangosur këtë person. Mësohet se kanë qenë vëzhgesit e djathtë ata që kanë kapur të riun që po fotografonte votën.
30 minuta pas njoftimit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe të riut D. Meros i janë vënë prangat. Sipas dëshmitarëve në ngjarje i riu mësohet se votoi për PS.