INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet tmerri i të miturve në Vlorë. Bënte namin në Itali, ja akuzat

Kapet tmerri i të miturve në Vlorë. Bënte namin në Itali, ja akuzat

Publikuar më: 11:31 16-12-2017

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtare është kapur sot nga policia e Vlorës. Lajmin e bën me dije policia, e cila njofton se në pranga ka vënë shtetasin Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i plotë

Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë kapur e ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim :

Aleksander Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i lartëpërmendur rezulton shtetas i shpallur në kërkim nga Interpol Roma sepse Gjykata e Apelit Catanzaro e ka dënuar me 5 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Organizat kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerzore, shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Ky shtetas nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qënë pjesë e një organizate kriminale ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës  duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547