INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapin ngjashmëritë dhe e akuzojnë se ka kopjuar këngën nga Rihanna, RINA përgjigjet publikisht!

Kapin ngjashmëritë dhe e akuzojnë se ka kopjuar këngën nga Rihanna, RINA përgjigjet publikisht!

Publikuar më: 13:29 07-04-2021

Rina Balaj aktualisht po shijon suksesin e këngës “Bad Rosita”, të cilën ka pak kohë që e publikoi.

Kjo këngë flet për një vajzë që dashurohet në Rinën, e që kjo e fundit e ka shoqe dhe nuk mund t’ia kthejë dashurinë në të njëjtën mënyrë, pasi nuk e sheh në të njejtën menyrë.

“Unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita, mos u mërzit që me ty smuj me kon ti je e bukur eh mos me pas lot unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita doin me bad bad bad bad rosita dashnin tonde jo nuk e prita”, shprehet Rina në këngën e saj.

Pas publikimit të këtij projekti, pati reagime të shumta, duke qenë se shumë ende i konsiderojnë si tema tabu, por një pjesë e mirë e kanë akuzuar se e ka kopjuar nga kënga “Te amo” e Rihannës.

Edhe pse pas disa ditësh, Rina ka reaguar më në fund, duke iu përgjigjur për herë të parë akuzave të tilla.

Këngëtarja shqiptare tregon se megjithëse e di që ka ngjashmëri mes “Bad Rosita” dhe “Te amo”, kënga e saj është origjinale dhe një histori e krijuar nga vetë ajo.

“Meqë ra fjala, lajmi i fundit: Kjo këngë është origjinale dhe e bërë nga unë. Po, po, po, ka të njëjtën histori me Rihanna-Te amo, por prap nuk është e njëjta! Mjaft u përpoqët të gjeni ku e kam vjedhur, jeni qesharakë.”- ka shkruar ajo.

170233186_177505877546733_6894096812531571330_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916