INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapiteni Lorik Cana mban anën e tij në ndeshjen Marseille - Lazio

Kapiteni Lorik Cana mban anën e tij në ndeshjen Marseille - Lazio

Publikuar më: 13:54 24-10-2018

Europa Ligue do të sjellë një përballje interesante në ditën e nesërme, ku Lacio dhe Marseja do të përballen me njëra-tjetrën, dhe me të dyja këto ekipe ne na lidh kujtimi i kapitenit Lorik Cana. Ish-futbollisti, i cili ka qenë ndër të parët që futbollin shqiptar e ngriti në nivele ndërkombëtare kujton kohët e tij kur ai luante për Marsejën dhe Lazio-n .

I pyetur nga mediat italiane se për kë bënte tifo, nga këto dy skuadra, Loriku u përgjigj se në Europë, Marseja është i vetmi ekip që ai mbështet, ndërsa në Itali për të ngelet vetëm Lacio. Kapiteni tha se Marseja ishte një ëndërr e bërë realitet, ndërsa Lazio vendi ku ka fituar trofetë më të mirë.

Ai u pyet edhe për një koment mbi lojtarët Strakosha dhe Valon Berisha, ku kapiteni u përgjigj se Strakosha është një djalosh i talentuar që e do futbollin, ndërsa Valon Berisha një gardian që jep cilësi në fushë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039701461791992