Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me një intervistë të dhënë për median gjermane “Die Welt”, ku ka sqaruar aksionin për sekuestrimin e 613 kg kokainë. Fillimisht Rama tha se droga u kap nga autoritete shqiptare, por në një intervistë të dhënë për median gjermane ditët e fundit ‘Die Welt, Rama pranoi se droga u kap pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.
Ndërkohë që sot kryeministri Rama ka përgënjeshtruar intervistën e dhënë në mediat e huaja, duke thënë se ai ka vetëm një qëndrim, dhe ai është se droga në Durrës është kapur nga autoritet shqiptare pa asnjë bashkëpunim.
Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht) qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim! E pavërtetë! Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq.