INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapja e drogë në Itali, reagon Basha: “Drogë,kriminelë dhe korrupsion, ky është projekti i PS-së”

Kapja e drogë në Itali, reagon Basha: “Drogë,kriminelë dhe korrupsion, ky është projekti i PS-së”

Publikuar më: 15:38 02-09-2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas kapjes së sasisë prej 2.3 ton droge në brigjet e Italisë. Sipas liderit të opozitës kjo ngjarje tregon qartë se projekti i PS është droga, krimi dhe korrupsioni.
Lulzim Basha
Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumpetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion. Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës .Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë.

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273