Mikel Shallari 25 vjeç nga Kuçova është shpallur publikisht personi i përfshirë drejtëpërdrejtë në ezkekutimin e komisar Artan Cukut.
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “News 24” ka dhënë detaje të reja lidhur me skenën e krimit dhe disa alternativa të mundshme mbi shkaqet e vrasjes.
Pjesë nga intervista:
Në distancë prej 700 metrash ai ka zhveshur rrobat dhe i ka hedhur në një kosh plehrash. Është gjetur bluza që ai mbante veshur dhe është pastaj është zbuluar AND.
Mikeli ka qenë i dënuar më parë në Zvicër për trafik droge dhe ata janë treguar të gatshëm që këto të dhëna t'i japin për të bërë krahasimin.
Agjentët e krimeve të rënda janë vënë në ndjekje të tij… dhe kanë zbuluar detaje të reja.
Nuk e përjashtojnë dot faktin se mund të jetë ideator i krimit. Ekzekutori mund të jetë ideator për motive që lidhen edhe me dënimin e tij. Nuk thanë që autori është një person i paguar për krimin dhe as zoti Çako nuk e pranoi zyrtarisht. Mund të jetë një vrasje që lidhet edhe me detyrën por edhe me motive gjakmarrje.
Deri tani nuk ka pranuar, ka mohuar akuzën madje ka dhënë dhë alibi se ku ndodhej në kohën kur ndodhi ngjarja.
Kur janë shfaqur provat ka patur një stepje të tij dhe e ka lënë të hapur…