INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kapja e peshqve të mëdhenj”. Lu nis takimet!

“Kapja e peshqve të mëdhenj”. Lu nis takimet!

Publikuar më: 15:54 02-02-2018

Janari ishte vendosur si afati përfundimtar për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit nga ambasadori amerikan Donald Lu. Por në mungesë të kapjes së “peshqve të mëdhenj” Donald Lu është rivënë në lëvizje në takime të posaçme me krerët e akuzës por dhe të shtetit. Diplomati amerikan i është drejtuar zyrës së kryeministrit ku ka qëndruar për më shumë se 90 minuta kokë më kokë me Edi Ramën.
Po këtë të premte në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku nënshkruan një memorandum bashkëpunimi. Takimi mes dy zyrtarëve zgjati rreth 1 orë në ambientet e prokurorisë. Pas firmosje së marrëveshje ministri Xhafaj ka kërkuar durim nga gazetarët kur e pyetën mbi kapjen e peshqve të mëdhenj.
Kryeprokurorja Arta Marku ka zbardhur detaje të kësaj marrëveshje, që për qëllim ka kapjen e grupeve të rrezikshme kriminale, ose thënë ndryshe “peshqve të mëdhenj” aq shumë të kërkuar ndërkombëtaret.
Prokuroria e Përgjithshme:
“Objekt i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.002457857131958